Janë rreth 5 mijë firma të delegatëve të PD për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.
Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga mbledhja e forumit më të lartë vendimmarrës të demokratëve, ndërkohë që Lulzim Basha po tenton të shantazhojë firmëtarët si dhe përmes propagandës nga mediat e Edi Ramës, ta shpallë këtë proces ilegjitim.
Në këtë funksion ishte edhe ndërhyrja e delegates Freskida Rapo në emisionin ‘Open’ ku tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.
Analisti Andi Bushati e ftoi delegaten që t’i drejtohej Prokurorisë për falsifikimin e firmës së saj.
Por ajo u përgjigj se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pa e parë formularin a e kam firmosur apo jo.
Kur nuk ke firmosur asnjë dokument, pse duhet ta shohësh formularin? / syri.net