Firmosin 88 nga 116 delegatë/ Dega e PD Laprakë njeh legjitim Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit

0
347

Pas degës 6 të PD në Tiranë, edhe Kryesia e degës së Laprakës njeh vetëm Kuvendin Kombëtar të datës 11 si Kuvend legjitim të Partisë Demokratike. 

Vendimi është marrë me mbi 2/3 e votave të anëtarëve të Kryesisë së kësaj dege.

24 anëtarë Kryesie nga 33 që janë gjithsej, kanë votuar pro Kuvendit Kombëtar të datës 11.

Po ashtu në këtë degë kanë firmosur 88 delegatë nga 116 që ka e gjithë dega e Partisë Demokratike Laprakë.

Delegatët kanë vendosur që të shpallin publikisht mbështetjen e tyre për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga anëtarësia e PD-së, duke njohur vetëm këtë Kuvend si legjitim.

Ata kanë publikuar edhe emrat e anëtarëve të Kryesisë të cilët kanë shprehur hapur mbështetjen për ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ditën e themelimit të Partisë Demokratike.

Deklarata e mbledhjes dhe emrat e 24 anëtarëve të Kryesisë që votuan për Kuvendin e 11 dhjetorit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here