Ra kjo foltore dhe u pamë e u njohëm!

0
261
Nga Enver Bytyci
Në demokraci dhe në vendet demokratike liderët politikë largohen me dinjitet, nëse sondazhet e e nxjerrin atë humbës. Jo humbës me diferencë disa fish, por humbës me disa pikë!
Lulzim Bashën për tetë vite e kemi mbrojtur përballë Ramës me nofkën e “liderit modern”! Natyrisht që jemi nisur nga diskursi dhe jo nga qëndrimet. Tani që e njohim nga qëndrimet, duket qartë se nuk paskemi pasur të drejtë në përcaktimin tonë se “Lulzim Basha është politikani modern që i duhet vendit”! Po të ishte modern, ai me kohë, që më 26 prill, do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen e parevokueshme!
Ndërsa tani sondazhet e kanë rrëzuar në “tuç”! Eshtë kapur shah-mat! Megjithatë vazhdon e thotë se 97 përqind e demokratëve janë në mbështetje të tij. Kurse sondazhet e televizionit pro-Basha i japin vetëm 10 përqind! Tani nuk i ka ngelur as të japë dorëheqjen! Demokratët e kanë rrëzuar si lider jo modern, jo demokrat, jo racional! Pra, nuk bën punë më as dorëheqja për t’ia përmirësuar sado pak imazhin!
Ra kjo foltore dhe u pamë e u njohëm!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here