Juristi Avenir Peka, në cilësinë edhe të anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, tha në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, në MCN TV, se me veprimet e tij përgjatë rrugës së tij politike, Lulzim Basha, nuk arriti të bëhet kurrë lider.
Sipas tij, Basha, e çau partinë duke larguar të gjithë kryesinë e partisë, çka çoi edhe në rezultatin e ulët në zgjedhje.
“Ka pasur një prirje për ta parë që shiko Berishë është ai që e kontrollon gogolin, etj, por ka një element tjetër që është më i rëndësishëm, fakti ose dështimi ose paaftësia e Bashës, për tu shndërruar në një lider.
Sado që po themi këpuca që po zëvendësonte ishte e madhe, ajo cfarë ne kemi pritur psh, se unë ka qenë te dashamirësit që e kanë mbështetur, askush nuk ka pritur për fotokopje të Berishës, për origjinalin ne kishim Berishën, por kemi prit një lidership tjetër që kur filloi reformimi i partisë në 2014, deri 2016, pika kulminante e gjithë karrierës së Lulzim Bashës është 17 maj 2017, pse, modeli që pamë të Basha fillimisht ishte modeli i një politikani perëndimor, jo i një lideri karizmatik por i një menaxheri,
Sa i përket organizmit të brendshëm ishte korrekte, deri në maj, doli nga Rama, disa ditë më pas doli me një listë deputetesh, pa e diskutuar më askë, arsyeja pse shkoj me urgjence është se ai vendosi se kë do hiqte dhe kë do fuste në listë, dhe nuk dinte kë do fuste, dhe problemi që i doli atij, dhe vonesat që u bën, ishin se ai kishte përcaktuar se kë do hiqte, s’kualifikonte, ishte e gjithë kryesia, gjë që e çau partinë dhe ne pamë rezultatin e zgjedhjeve”, tha Peka.