Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku gazetarët e pyetën për zgjedhjet e 25 prillit dhe përdorimin e makinerisë shtetërore për të fituar zgjedhjet.
Rama tha se PS nuk ble vota, sepse “dihet që partitë e mëdha nuk blejnë vota”.
Debati në studio:
Edi Rama:Ka patur shit-blerje votash por jo nga Partia Socialiste. Nuk blejnë partitë e mëdha vota. Fiksojeni këtë sepse nuk funksion.
Armand Shkullaku: Funksionon, blihen me vende pune, me paratë e tërmetit, me OFL…
Edi Rama: Partinë Socialiste nuk e mundni dot!
Armand Shkullaku: Edhe unë kështu mendoj se regjimet nuk mposhtet me vota.
Edi Rama: Hahahahah.
Armand Shkullaku: Ndodhi ngjarja në Elbasan, policia thotë nuk kishte materiale, pastaj doli prokurori tha që kishte…. Rilindjen nuk e mposht dot ashtu si mendoi opozita!
Edi Rama: Juve jeni fiks në situtën, që kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj..
Andi Tela: Ju keni mazhorancë të qartë, keni të gjithë pushtetin lokal. Keni një opozitë të ndarë në dy pjesë.
Edi Rama: Pse e nxorrët opozitën o Shkullak nga Kuvendi? Se ke qenë avokat i kësaj. E nxitët, përse e nxorrët?
Armand Shkullaku: Për këtë që ju thashë, që regjimi nuk mposhtet me fasadë.