I pranishëm në ‘foltoren’ e Kurbinit ishte edhe aktivisti shqiptar në Vatikan Nue Lugja, i cili ka ardhur në mbështetje të ish-kryemisnitrit Sali Berisha.
Në fjalën e tij, Lugja e ka quajtur Bashën tradhtar dhe se i vetmi që mund të ta kthejë shpresën në Shqipëri është vetëm Sali Berisha.
Nue Lugja: Kam kënaqësinë më të madhe sepse marr pjesë për herë të dytë në Laç, pasi herën e parë erdha me Azem Hajdarin për të ngritur PD. Kam ardhur për 60 ditë në çadrën e lirisë se ma kërkoi Lulzim Basha. Kemi kaluar ditë të bukura për demokraci dhe nuk e ditëm se na patën tradhtuar më mbrapa. Unë kërkoj falje për atë kohë dhe lekë që kam humbur nga Italia për të marrë pjesë në atë çadrën e lulushit tuaj se e patët zgjedhur ju. Kam punuar 25 vjet në Vatikan dhe kam lënë nderin me respektin më të madh.
Në qoftë se dua me lind për herë të dytë dua me lind Sali Berisha. Historia juaj fletë vetë më shumë se çdo kush tjetër.