Basha tha se Berisha vendos veten para PD, reagon ish-kryeministri: E vërteta e bisedës me pengun kryetar

0
174

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili u shpreh se Berisha vendos vetën përpara partisë.

Berisha e ka konsideruar një të pavërtetë, ndërsa tregoi edhe bisedën që sipas tij ka bërë me kryedemokratin Basha.

Berisha tregon se dy muaj më parë Basha i ka thënë se ambasadorja i ka komunikuar nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti atëherë do të ketë pasoja të mëdha.

Ndërsa përgjigja e ish-kryeministrit ishte se kjo është beteja e tij për dinjitet dhe se dinjitetin nuk e fal për asgjë në botë, mendim i cili siç shprehet Berisha është mbështetur nga Basha.

“Peng Basha është shndërruar në një figurë të dashur tani për PS. Peng kryetari ndërron tezat duke kaluar nga një gënjeshtër në një tjetër. ka deklarua se unë kam thënë se po të vijë puna për veten nuk pyes për PD.

Fakti që unë jam sot midis jush dëshmon se mbi çdo gjë tjetër unë vendos idealet tuaja. E vërteta e kësaj është kjo: Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se ambasadorja i ka thënë nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të tmerrshme mbi fëmijë e tij…mbi Berishën…Unë i them: Lul kjo beteja ime është betejë për dinjitet dhe un dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë dakord me mua në betejën për dinjitetin. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk meriton të jetë parti politike.

Ai më tha: Ke të drejtë ashtu është. Pra nuk i kam thënë kurrë që vendos veten para PD-së. Gjatë kësaj kohe janë shprehur se Berisha ka mbledhur firma me kriminelë. Sali Berisha i ka denoncuar kriminelët me emra dhe këtë unë e bëj vetëm për qytetarët se mua nuk më kanë kërcënuar , por edhe po të më kërcënonin nuk pyes fare.

Njeri prej tyre është Suel Çela, unë kam 26 statuse që kam denoncuar këtë kriminel të Elbasanit, Basha nuk ka asnjë status… Përkundrazi …I them këtu tani nëse të kam kapur frikë dhe tmerr dhe firmëtarët të duken si njerëzit e Suel Çelët, ky është turp i madh për ty. këta janë njerëz të idealeve. Në daljet e tij pretendon se unë dhe fëmijët e mi kanë dosje në SPAK. Dua të them se fëmijët e mi nuk kanë pasur kurrë asnjë dosje. Edi Rama ka dërguar me dhjetëra në SPAK, por që të gjitha janë kthyer sepse Berisha ka zbatuar vetëm ligjin”, tha më tej Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here