Berisha: Dosjen në SPAK Lulzim Bashës ia mbylli Edi Rama

0
148

Sot nga Kurbini, Berisha i kujtoi Lulzim Bashës  sërish dy dosjet, atë “Muzin” dhe”Toyota Yaris”, duke thënë se hetimet për lobimin u mbyllën me ndërhyrjen e Kryeministrit Rama pa u dhënë drejtësia.

“Zoti Basha dil dhe thuaju pak demokratëve për dosjen e Nick Muzin, dosje për të cilën je i përshtatshëm për qeli në Shqipëri dhe SHBA. Me urdhër të Edi Ramës, transportuar nga Agaçi, prokurori dosjen ku Basha akuzohej për larje parash nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Thuaju demokratëve Lul pse ta bëri Edi Rama këtë nder? Po të ishe i pastër dosja shkonte atje dhe merrje pafajësi nga Gjykata e Lartë. Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here