‘Foltorja’ e Kurbinit nisi me një minutë heshtje në nderim të 51 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi qeverinë se ishte ajo përgjegjëse për viktimat e tërmetit, duke deklaruar se ngjarja ishte krim shtetëror.
“Një qeveri e papërgjegjshme i la banorët në ato pallate. Qeveria konstastoi banesat e pabanueshme në tërmetin e parë. 51 qytetarë humbën jetën më pas. Këto banesa dolën yë pabanueshme në tërmetin e parë.
Ky është një krim i mirëfilltë shtetëror.
Asnjë zyrtar nuk ndodhet para ligjit për viktimat, dhe ky është një krim i dytë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, u shpreh Berisha.
Lideri historik tha gjithashtu se qindra familje sot janë pa strehë dhe jetojnë në çadra.