“I tronditur nga akti kriminal në Gllogjan”, Meta: Ndëshkimin më të ashpër ligjor për autorët

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.

Në postimi e tij në Facebook, Meta ngushëllon familjarët dhe kërkon ndëshkimin më të ashpër ligjor për autorët.

REAGIMI

Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.
Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë!
Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.
“I tronditur nga akti kriminal në Gllogjan”, Meta: Ndëshkimin më të ashpër ligjor për autorët

Plumbat mbi autobuzin me nxënës, avokati Goxhaj:

“I tronditur nga akti kriminal në Gllogjan”, Meta: Ndëshkimin më të ashpër ligjor për autorët

Horoskopi për ditën e sotme 27 nëntor

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko