Ministrja e përkohshme e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova, ka komentuar për median bullgare BNT se ditën e aksidentit ka shkuar në vendin e aksidentit në autostradën e Strumës, por pasi ka biseduar me kryeministrin Stefan Janev.
Sipas Komitovës, e cila është eksperte për mbrojtjen nga zjarri të objekteve, kishte diçka shumë të çuditshme në shpërthimin e zjarrit dhe ajo është se zjarri ka filluar dhe është përhapur shumë shpejt, gjë që ndodh në raste shumë të veçanta.
‘ Zjarri në autobusin e “Besa Trans” ka prekur objekte që janë djegur shumë shpejt dhe nuk ka pasur kohë për reagim nga pasagjerët. Të krijohet përshtypja se shoferi nuk ka tentuar të zbresë nga autobusi, megjithëse ka pasur më shumë kohë për t’u evakuuar nga autobusi. Shoferi e njihte këtë rrugë sepse udhëtonte çdo javë’ka sqaruar ministrja.
Gardhi i sigurisë rrugore, thotë Komitova, është bërë sipas një projekti të vitit 2002, që nuk do të thotë se është jashtë normave, duke shtuar se në kohën kur është ndërtuar ka qenë sipas rregullave.
Komitova tha se do të përpiqen të ndryshojnë shpejtësinë dhe shenjat e rrugëve, si dhe të marrin përgjegjësinë e kompanisë për përfundimin e projektit më shpejt.