“I ke marrë ish-in Borës”/ Semi ‘shpërthen’ ndaj Iva Tiços: Më kërko falje!

0
319

Një deklaratë e gazetares Iva Tiço, opinionistes së “Big Brother VIP Fan Club”, lidhur me raportin Bora-Donald-Semi, bëri shumë zhurmë në rrjet para pak kohësh. Gazetarja tha se në dijenë e saj, në të kaluarën, Semi ishte lidhur me ish-të dashurin e Borës. Sot, pas daljes nga shtëpia, Semi u përball me gazetaren, po në studion e “Fan Club’. Ajo i bëri të ditur se e ka parë deklaratën e gazetares dhe është ndjerë shumë e shqetësuar.

“Kam dëgjuar shumë gjëra, por një video 2 minuta, ku ti thoje që i kam marrë të dashurin Borës, ka qenë e vetmja që më ka prekur. Një gazetare profesioniste nuk duhet kurrsesi të thojë gjëra të pavërteta. Do doja të më kërkoje mua falje”, tha Semi duke shtuar se ishte lënduar jo vetëm ajo, por edhe familja e saj, që ishin tmerruar prej saj.

Iva tha se dy javët e para se për Semin, Donaldin dhe Borën flitej kudo, por Semi këmbënguli se Iva nuk e kishte diskutuar, por i kishte vënë ‘vulën’, duke thënë se Semi ia kishte marrë të dashurin Borës, mund ta bënte përsëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here