Luigi Soreca dhe Ambasada Gjermane urojnë 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

0
138

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka uruar 109 vjetorin të Ditës së Pavarësisë.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Soreca ka shprehur gatishmërinë për integrimin sa më parë të Shqipërisë në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

“Sot ne i bashkohemi qytetarëve në festën e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë! Ne jemi krenarë që ju mbështesim në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në familjen e BE-së. Gëzuar 28 Nëntorin, gëzuar ditëlindjen Shqipëri”, shkruan Soreca.

 

Gjithashtu edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka uruar Pavarësinë e Shqipërisë.
“Stafi i Ambasadës Gjermane në Tiranë uron të gjithë shqiptarët sot me rastin e Festës Kombëtare. Gjermania vazhdon të qëndrojë në krah të Shqipërisë si një partner i besueshëm. Qëndroni të shëndetshëm dhe kujdesuni për veten e të tjerët përreth jush”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here