Meta nga Vlora: Flamuri është i gjithë shqiptarëve, frymëzim për t’u bashkuar e reflektuar që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton në BE

0
84

Presidenti i Republikës Ilir Meta dha një mesazh në përfundim të ceremonisë së ngritjes së flamurit dhe vendosjes së kurorave me lule në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Meta theksoi se sot ka vetëm mesazhe bashkimi dhe se flamuri është i të gjithë shqiptarëve.

Ai tha se është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE.

“Si mund të lëmë ne në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit.

Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve, është flamuri i Ismail Qemalit, por është dhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE”, tha Meta.

 

 

I pyetur për nisjen e punimeve në aeroportin e ri, Kreu i Shtetit tha: “Besoj se Vlora do jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë dhe të patriotizmit për të mirën e Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here