E mitura vdiq nga zjarri në banesë, Shehu: Ngjarja e paralajmëruar, në shi e errësirë ndriçohen me mjete primitive

0
86
Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dervician të Gjirokastrës, ku si pasojë e zjarrit në banesë humbi jetën një vajzë 12 vjeçe.

Shehu thekson se ngjarja është e paralajmëruar, duke shtuar se banorët e këtyre zonave në shi e errësirë, ndriçohen me mjete primitive.

Statusi i Shehu:

Ngushellimet me te thella e te sinqerta familjes se saj per kete humbje te rende e te pa zevendesueshme !

Prej ores 14,30 Dervicani eshte me mungese te plote te energjise elektrike.

Ngjarje kjo e zakoneshme jo vetem per Dropullin, por per te gjithe zonat rurale te krejt Qarkut te Gjirokastres.

Prej Krahesit te Memaliajt ne Carshove te Permetit, Zagorise deri ne Lopez te Tepelenes, Picarit ne Kakavije, prej Kelcyres ne Polican, kudo e njejta gje.

Mjaftojne dy pika shi ose pak ere dhe cdo gje ne erresire.

Dhe nuk ka asnje projekt permiresimi, institucionet heshtin, Qeveria shikon punet e saj…!

Keshtu ndodhi dhe sot kur ne ate erresire mori flake nje shtepi ne Dervican, sic duket si pasoje e perdorimit te mjeteve ndricuese primitive.

Per rjedhoje-nje ngjarje tragjike, humbi jeten nje femije.

Nje ngjarje e rende, por e paralajmeruar prej kohesh kjo ne fakt.

Shpreh te gjithe protesten time per kete indiference cinike dhe te gjate te ketij shteti ndaj qytetareve te tij.

Cdo gje duhet te kete nje fund !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here