Janë liruar nga ambientet e komisariatit të Fierit 10 naftëtarët e Ballshit së bashku me kreun e sindikatës Sokol Dautaj.
Gjatë 5 orëve të mbrëmjes së sotme naftëtarët pyetur në polici për protestën e organizuar dy ditë më parë në ambientet e jashtme të uzinës së rafinerisë së Ballshit. Naftëtarët janë shoqëruar pasi kanë kundërshtuar shërbimet “security” të ruajtjes së uzinës por edhe kanë dëmtuar portën kryesore të saj pasi tentuan të kalonin me forcë.
Naftëtarët kundërshtojnë demontimin rafinerisë për skrap pasi nuk kanë marrë mbi 13 paga të cilat i kanë fituar edhe me vendim gjyqi.