Klevis Balliu: Sali Berisha, ‘arma’ që kanë shqiptarët në dorë për të rikthyer pluralizmin

0
174

Sali Berisha ishte sot në Tropojë, vendlindjen e tij, ku në kuadër të “Foltores” zhvilloi një takim me demokratët që mbështesin rikthimin e tij në krye të selisë blu.

Sipas Balliut, tashmë ish-kryeministri është konfirmuar si lideri i demokratëve, ndërsa e cilësoi Sali Berishën si “arma që kanë shqiptarët në dorë për të rikthyer pluralizmin”.

“Atmosfera është e jashtëzakonshme. Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme. Me qindra makina të demokratëve i kanë dalë përpara. Pritja është e jashtëzakonshme. U vërtetua dhe rifaktuar, se në mënyrën më absolute, Sali Berisha është lideri i vetëm i PD-së dhe demokratëve.

Është lideri historik dhe sot demokratët duan rikthimin e tij për të shpëtuar nga regjimi ku jemi katandisur sot. Nga regjimi i Ramës dhe pengut të tij, Lulzim Basha. Sot rikonfirmohet se Sali Berisha është arma që kanë shqiptarët për të rikthyer pluralizmin në Shqipëri.

“Foltorja” ka rikthyer shpresën e demokratëve. Me 11 do të mblidhen të gjithë demokratët.Do faktohet që demokratët janë të bashkuar rreth Sali Berishës dhe Partisë Demokratike”, tha Klevis Balliu në emisionin “Zona Zero” në Top News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here