Ligji i Bashkëqeverisjes, zëvendëson punonjësit e shtetit me spiunë rilindas!

0
119

Nga Petrit Vasili

Presidenti ktheu për rishqyrtim ligjin e Bashkëqeverisjes, një shans shumë i mirë për ti dhënë fund një turpi.

Ky ligj i Bashkëqeverisjes është vetëm dëshmi e një qeverisje, që nuk ekziston, që abuzon me pushtetin e saj dhe që nuk u shërben për asgjë qytetareve.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për spiunë rilindjeje të kryeministrit, por për shërbëtorë publikë që kryejnë punën e tyre.

Shërbimet që qytarët i paguajnë me taksat e tyre nuk mund ti marrin në zyrat e shtetit dhe afër banesës së tyre, por duhet tu luten spiuneve të rilindjes, që të zgjidhin hallet.

Ky centralizim i marrë, që kërkon të realizojë ky ligj është thjesht një sipërmarrje e çmendur e një kryeministri të çmendur, që do të shënojë dështimin e radhës, që do të rëndojë qytetarët.

Ky ligj si një tumor që i kundërvihet Kushtetutës dhe që hyn në mes të disa ligjeve e bën këtë duke shpërbërë e asgjësuar edhe arritjet e vogla të sistemit administrativ shtetëror të arritura në vite.

Kthimi i punonjësve shtëtërorë në viktima të spiunëve të rilindjes, që synon të legalizojë ky ligj është kaq i çmendur sa edhe diktaturat do ti linte pa gojë.

Mjerim i madh për deputetët e rilindjes, që votojnë symbyllur çdo lloj pisllëku që kryeministri u vendos në tavoline duke u dalë haptas kundër qytetarëve.

Një ligj që përfaqëson një turp të vërtetë juridik për mënyrën se si është shkruar.

Kthimi i ligjit krijon një hapësirë të re për tu tërhequr nga kjo marrëzi, që nuk ndihmon kërkënd, por vetëm ju nxin jetën shqiptarëve.

P.S. Deputetët rilindas të shpëlarë nga personaliteti me siguri që do të rrëzojnë dekretin e presidentit me pathos skizofrenik që të gëzojnë skizoidin në krye të qeverisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here