Donaldi dhe Beatrixi konfirmuan mbrëmjen e djeshme dyshimet e të gjithëve. Dyshja pranuan hapur që kanë ndjenja për njëri-tjetrin.
Në fund të mbrëmjes “Vëllai i Madh” i surprizoi banorët me një darkë romantike. Ato duhej të zgjidhnin dy prej tyre për të shijuar darkën dhe të gjithë zgjodhën Beatrixin dhe Donaldin.
Pjesë nga biseda mes tyre gjatë darkës:
Donaldi: Jam shumë i lumtur që të kam takuar
Beatrix: Dhe unë
Donaldi: Është shumë e çuditshme kjo ndjesia, prandaj më pëlqen
Beatrix: Faleminderit që më ke bërë të ndihem shumë mirë
Donaldi: Dhe ti më ke bërë të ndihem shumë mirë (e puth vazhdimisht në qafë)
Beatrix: Shumë, shumë fare
Donaldi: Më kishte marrë malli për ndjesi kështu
Beatrix: Dhe mua shumë
Donaldi: Dhe më pëlqen mënyra si ti reagon