Balla tenton ti hedhë “benzinë zjarrit” në PD, mbron Bashën: Mbajeni tani…

0
250

Në fjalën e tij në seancë plenare kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi kryedemokratit, edhe pse jo i pranishëm në seancë, të kallëzojë ish kryeministrin Sali Berisha që e implikoi edhe atë në cështjen “Toyota yaris”.

“ Do kisha dashur që Basha të qëndronte në sallë. Bashës do doja t’i sygjeroja, meqë Sali Berisha na akuzon të dyve për “Toyota yaris” të bëjë të njëjtën gjë si unë me z. Basha. Unë z. Basha e kallëzova në gjykatë. E mendoj që edhe z.Basha ta kallëzojë penalisht z.Berisha në gjykatë. Meqë po flasim për pastrim parash, zotëria që bën zhurmë ka qenë avokat në gjyqin e humbur nga z. Basha. ( i drejtohet Gazment Bardhit).

Ndaj përsëri i kërkoj z.Basha që ta kallëzojë z. Berisha. Por është karma, 30 vjet Sali Berisha çfarë nuk ka thënë për këtë pjesë të sallës, tani mbajeni me shëndet ka kohë të merret me ju me muaj e me vite dhe për gjërat që ju na keni akuzuar tani me pa të drejtë tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju”, – tha Balla, ndërsa ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.

“Sa i përket ligjit, ju ftoj ta votoni. lidhet me vetingun e politikanëve. kemi forcuar konceptimin e personit të ekspozuar politikisht dhe personat e lidhur me të. Pse nuk e votoni ju këtë?” vijoi më tej Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here