Aktori i njohur Bradley Cooper ka folur së fundmi për marrëdhënien e tij me ish partneren Irina Shayk.
Gjatë një interviste për “ET”, Bradley rrëfeu se Irina ka ofruar mbështetjen e saj për filmin e tij , “Nightmare Alley” si dhe zbuloi se ajo mori pjesë në premierën e filmit. Burime të shumta kanë treguar se pjesëmarrja e saj nuk është befasi pasi dyshja ka nisur të kalojë kohë së bashku dhe të kenë një marrëdhënie të mirë.Modelja dhe aktori ishin në lidhje për katër vite përpara se të ndaheshin në vitin 2019. Ata kanë së bashku një vajzë 4-vjeçare, Lea.