Lajm fantastik nga ERIKSEN, mesfushori i Interit zbret në fushë për herë të parë pas arrestit kardiak

0
100

Christian Eriksen është kthyer në fushë dhe tashmë po stërvitet. Lajmi është dhënë dhe konfirmuar nga portali i famshëm danez BT.dk i cili ka mundur të intervistojë dhe drejtorin sportiv të Odense Boldklub, Michael Hemmingsen që ka zbuluar detajet e stërvitjes së parë të yllit danez.

Mesfushori i Interit zbriti për herë të parë në fushë që pas arrestit kardiak me Danimarkën në ndeshjen e EURO 2020 që për fat të mirë arriti ta kalonte pa pasoja për jetën.

Eriksen u stërvit në qendrën e Adalen, në një fushë të fshehur që disponon klubi danez dhe kreu stërvitjen e parë kardio-vaskulare (aerobik) së bashku me një trajner personal, e më pas u stërvitja u mbyll me disa goditje drejt portës. Drejtori sportiv, Hemmingsen konfirmoi stërvitjen e mesfushorit të Interit.

“Ne jemi vërtet të lumtur që Eriksen është duke u stërvitur tani në fushat tona. Ne kemi qenë në kontakt me Christian prej shumë vitesh pasi ai është rritur këtu dhe jemi të lumtur që pyeti nëse mund të stërvitej për t’u rikthyer në formë këtu në Adalen”, u shpreh Hemmingsen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here