Prof. Albana Fico është emëruar në drejtimin e QSUT-së.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Drejtor i këtij institucione ka qenë Enkelejd Joti, i cili tashmë do të jetë në detyrën e drejtorit të RTSH-së.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, shkruan Manastirliu.