Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, i quajti gënjeshtra komentet e djeshme të Lulzim Bashës në lidhje me lidhjen mes dekriminalizimit dhe shpalljes ‘non grata’
Nga Gent Strazimiri
KY GËNJEN PATURPËSISHT PËRSËRI!
Standardi i PD në lidhje me papajtueshmërinë e mbajtjes së një funksioni shtetëror a politik nga një person me precedentë penalë, është vendosur në ligjin “Për dekriminalizimin”.
Në një debat shterues juridikisht në zyrën e këtij, së bashku me kolegët Oerd Bylykbashi dhe Eduard Halimi, vendosëm që:
-shpalljen “non grata” të një shtetasi shqiptar nga një shtet i huaj, të mos ta përfshijmë në kushtet e papajtueshmërisë së mbajtjes së një funksioni politiko-shtetëror!
Pse?
-sepse një akti i tillë, për nga natyra është monokratik dhe politiko-qeveritar, kësisoj do i jepte dorë të lirë çdo qeverie të huaj që të ndërhynte politikisht në skenën politike shqiptare duke përjashtuar me vendimmarrjen e saj, aktorët politikë në Shqipëri sipas interesave politike të momentit…
Në rrafshin krejt teoriko-juridik në të cilin u zhvillua diskutimi në fjalë, vendosëm që ratifikimi i një rregulli të tillë do të ishte:
-dorëzim i sovranitetit të vendit dhe vullnetit të zgjedhësit shqiptar tek aktorë të huaj, qofshin këta edhe miq!
STANDARDI i papajtueshmërisë u vendos të ishte:
-çdo vendim i organeve të drejtësisë së shteteve të BE, SHBA dhe Australi e Kanada, dhe në këtë kontekst, “ekspulsi” si pjesë e vendimit gjyqësor të formës së prerë, pas një procesi të drejtë, ku individi në fjalë ishte gjetur fajtor për vepra të rënda penale.
Pse si standard u vendosën vendimet e drejtësisë dhe jo vendimet e qeverive të vendeve mike?
Sepse:
-drejtësia në vendet mike udhëhiqet ekskluzivisht nga proceset gjyqësore të drejta dhe nga ligji,
ndërsa:
-qeveritë më së shumti nga interesa politike dhe “halle” të momentit…
STANDARDI I PD ka qenë dhe do të mbetet:
-sovraniteti,
-ligji
-dhe liria e zgjedhjes së shqiptarëve të lirë
Kjo, pavarësisht hallit të kryetarit të padenjë, të pasinqertë, të pafytyrë e pazarxhi në kurriz të interesave të zgjedhësit shqiptar dhe sovranitetit të tij në vendimmarrje.
Kaq!