“Foltorja” i përgjigjet Bashës : Për dosjet dhe pazaret e tua, ka 8 vjet që demokratët kalojnë nga humbja në humbje!

0
119

“Foltorja” i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit i kujtoi ish-kryeministrit Sali Berisha shpalljen non grata nga SHBA. Në deklaratë thuhet se halli i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të Bashës, duke e cilësuar atë peng kryetar. Më tej theksohet se Kuvendi i datës 11 Dhjetor do të shënojë fundin e pazareve Rama-Basha.

“Halli i i vertete i demokrateve dhe i shqiptareve jane deshtimet dhe humbjet e nje pas njeshme te peng kryetarit qe i dhuruan mandatin e trete regjimit me te korruptuar te Europes. Halli i vertete i demokrateve eshte shperdorimi dhe tradhetia ndaj sakfrificave te tyre per pazaret e kryetarit!

Per dosjet dhe pazaret e Bashes ka 8 vjet qe demokratet kalojne nga humbja ne humbje! Kuvendi Kombetar i dt 11 Dhjetor i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mije delegateve do te shenoje fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partise Demokratike ne misionin e saj te shenjte per rrezimin e regjimit te Edi Rames.

Partia Demokratike do ta realizoje kete mision ne aleance me gjithe demokratet dhe qytetaret qe kerkojne shpetimin e Shqiperise permes nje PD me te forte me te hapur dhe me te bashkuar!  Te gjithe bashke ne 11 Dhjetor per te nisur rrugen drejt FITORES!”, thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here