Fshehu hetimin nga drejtësia belge/ Basha rrezikon të humbë mandatin e deputetit

0
377

Lulzim Basha mund të humbasë mandatin deputetit në rast se vërtetohet që ai ka dhënë deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit. Në deklarimet e tij të depozituara pranë KQZ rezulton se kreu i PD-së ka fshehur procesin penal të hapur nga drejtësia Belge për rolin e tij në dosjen e ‘Toyota Yaris’, fakte të nxjerra në dritë gjatë emisionin të së enjtes ‘Çim Peka LIVE’.

Basha rezulton person nën hetim që në prill të vitit 2020, por kjo nuk është pasqyruar në formularin e tij të vetëdekalrimit pranë institucionit të zgjedhjeve. Juristët shprehen se nëse vërtetohet fshehja e të dhënave Basha mund të bëhet subjekt i nenit 190 të kodit penal dhe të shkojë para drejtësisë./Syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here