Gjykata do të shpallë sot vendimin për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij, të cilët akuzohen për një seri krimesh.
Seanca gjyqësore do të nisë orës 13:00 nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme, si dhe pa praninë e të pandehurve dhe të avokatëve.
Seancën e fundit gjykuese u zhvillua pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.
Në seancën e fundit në Apelin e Gjykatës së Posaçme, ka pasur debate mes palës mbrojtëse dhe togave të zeza, shkak ishte se Gjykata vendosi vijimin e seancës edhe pse për të pandehurit nuk ishin paraqitur për t’i mbrojtur avokatët e caktuar nga GJKKO-ja.
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata e Krimeve të Rënda (tani GJKKO) për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt.
Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, ishte kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Po ashtu, Shullazi akuzohet edhe për gjobëvënie ndaj bizneseve të ndryshme, kërcënime me tritol dhe krime të realizuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.