VIDEO/ Si asnjëherë më parë, Merkel e përlotur në ceremoninë e lamtumirës, ushtria e nderon duke luajtur këngët e zgjedhura nga “Zonja e Hekurt”

0
134

Zyrtarisht Angela Merkel tashmë nuk është kancelare e Gjermanisë. Ajo është parë e emocionuar në ceremoninë e lamtumirës ushtarake që u mbajt në nderim të saj pas rreth 16 vitesh në pushtet. Në ceremoninë që tashmë është tradicionale për politikanët që largohen nga pushteti, kancelarja pati mundësinë që të zgjedhë edhe tre këngë.

Merkel zgjodhi një këngë të popullarizuar nga Hildegard Knef, të quajtur “For me it should rain red roses”, një himn të shekullit XVIII dhe një këngë të popullarizuar të Gjermanisë Lindore të këngëtares Nina Hagen.

“Dëshiroj t’ju inkurajoj që gjithmonë ta shikoni botën me sytë e të tjerëve”, deklaroi Angela Merkel, duke mbajtur një fjalim të shkurtër lamtumire në ceremoninë e njohur si “Grosser Zapfenstreich” në Berlin.

Ushtria gjermane e nderoi kancelaren në largim Angela Merkel me ceremoninë më të lartë për një civil, duke luajtur këngët e zgjedhura nga vetë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here