Gazetari Adi Krasta, ka dhënë një intervistë për televizionin Koha në Kosovë, aty ku ka folur për disa çështje të ndryshme.
Gazetari tha se vendi ynë e meriton qeverisjen që ka dhe shtoi se nuk zhgënjehet më nga grupi të cilin ai e quan faqezi, që po udhëheq për momentin Shqipërinë.
“Nuk zhgënjehem më nga një grupim faqezinjsh, që e udhëheqin për momentin Shqipërinë,” tha Krasta.
I pyetur se a u pëlqejnë shqiptarëve liderët autoritarë, Krasta tha: “Shqipëria meriton qeverisjen që ka”.
Krasta foli dhe për bashkimin kombëtar.
“Nuk flitet për bashkimin në mënyrë folklorike, duhet folur në mënyrë pragmatiste.
Edi Rama dhe Albin Kurti janë të parëndësishëm në një bashkim të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën,” shtoi Krasta kur u pyet në lidhje me bashkimin kombëtar.
Më tej, ai shprehu dhe dëshirën për të marrë pasaportën e Kosovës, të cilën e dëshiron për vetë dhe për familjen e tij.
“Nuk di kujt t’ia kërkoj pasaportën e Kosovës, me shumë krenari do ta merrja bashkë me familjen,” tha ai.