Ish-kryetari i KQZ, juristi dhe politikani Arben Ristani flet në një prononcim për “standard” mbi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e 30 Qershorit si edhe opinionin e Venecias. I pyetur mbi mungesën e pyetjes së ankimuesit të çështjes në pyetjet e dërguara nga Kushtetuesja për Venecian, Ristani tha se pyetjet nuk kane shkuar te konsultuara me anetaret e gjykates, por vetem nga relatorja e ceshtjes dhe Kryetarja e Gjykates. “Kjo perben nje shkelje te ligjit dhe nje hile te rendomte, e cila le te kuptohet, jo vetem qe ceshtja nuk eshte zgjidhur me drejtesi, por qe eshte favorizuar dukshem njera pale e procesit, duke lene te kuptohet kapja e gjykates.”
Nga ana tjetër Ristani thekson se e gjithë kjo çështje ngre një pikëpyetje të madhe edhe për faktin se pse Partia Demokratike nuk u investua fare në këtë debat, duke mos e çuar çështjen në gjykatë. “Kjo pyetje e fundit, besoj, e ka pergjigjen ne ate qe po ndodh aktualisht ne PD.”
Si e gjykoni faktin qe Gjykata Kushtetuese ne pyetjet e derguara per Komisionin e Venecias, nuk parashtroi pyetjen e ankimuesit, pra te shoqates se bashkive?
Gjykata Kushtetuese, në përfundim të seancës se saj plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecias, si organ këshillimor i specializuar, për dhënien e një opinioni në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Për këtë qëllim Gjykata u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin për paraqitjen e tyre.
Mbi kete baze, Shoqata e Bashkive i drejtoi kete pyetje Gjykates Kushtetuese, per Komisionin e Venecias.
“A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në çdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?
Kjo pyetje e cila eshte thelbesore per konflinktin e krijuar dhe per te krijuar nje precedent per te ardhmen, nuk u dergua per pergjigje ne Komisionin e Venecias.
Per me teper, mund tju them dhe si media mund ta verifikoni, se pyetjet e drejtuara Komisionit te Venecias, nuk kane shkuar te konsultuara me anetaret e gjykates, por vetem nga relatorja e ceshtjes dhe Kryetarja e Gjykates.
Kjo perben nje shkelje te ligjit dhe nje hile te rendomte, e cila le te kuptohet, jo vetem qe ceshtja nuk eshte zgjidhur me drejtesi, por qe eshte favorizuar dukshem njera pale e procesit, duke lene te kuptohet kapja e gjykates.
Ne kete konkluzion mund te dalesh edhe duke patur parasysh, se pyetja e Komisionit te Venecias, per kompetencen e Gjykates Kushtetuese lidhur me vlefshmerine ose jo te zgjedhjeve, eshte nje pyetje per studente dhe jo per gjykates kushtetues.
A nuk duhej qe per nje çështje te tille, Kushtetuesja te merrte vete pergjegjesite mbi supe e mos ti drejtohej Venecias, duke dhene keshtu nje vendim qe mund ti jepte fund nje here e pergjithmone debatit qe mund te linde serish mes institucioneve pergjegjese?
Si theksova edhe me siper, ceshtjet e kompetences ose jo te gjykates per zgjidhjen e nje ceshtje te caktuar, apo percaktimi i prevalences se nje parimi kushtetues mbi tjetrin, jane ceshtje elementare per nje gjykate te rangut superior si eshte Gjykata kushtetuese e nje vendi.
Sigurisht qe ajo mund ta merrte vete vendimin per te gjitha ceshtjet e ngritura.
Ceshtja e kompetences madje mund te ishte zgjidhur edhe pa dale ne seance plenare.
E gjitha kjo qe ka ndodhur, le dyshime per kapjen e gjykates dhe nuk jep pergjigje per nje ceshtje shume te rendesishme si eshte fuqia e dekreteve te Presidentit te Republikes dhe raporti i institucioneve shtetrore ne raport me keto dekrete.
Per me teper, ceshtja ne vetvete, paversisht vendimit te gjykates, ngre dhe nje pikpyetje shume te madhe:
Partia Demokratike perse nuk u investua ne kete çështje? Perse nuk ju drejtua ajo Gjykates Kushtetuese?
Kjo pyetje e fundit, besoj, e ka pergjigjen ne ate qe po ndodh aktualisht ne PD.