Qarku e Fierit ka publikuar emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.
Bie në sy se në degën e Fierit si më e madhja kanë firmosur plot 88.6 përqind, ndërkohë që FRPD dhe LDG kanë firmosur në masën 100 përqind.
Duke folur përpara medieve, deputeti Luan Baçi bëri një sqarim me rëndësi. Ai tha se në Kuvendin e datës 17 korrik 2021, delegatët e degës së Fierit ishin 640. Ky numër është fryrë qëllimisht, tha Baçi.
“Me kërkesë të Gazment Bardhit janë futur në listën e delegatëve edhe 220 sekretarë seksionesh për shkak të frikës që kishin se Pallati i Kongresit nuk do të mbushej me delegatë,” tha Baçi. Sipas tij, dega e Fierit është e mirëorganizuar dhe shtoi se mandati i delegatëve është 4-vjeçar dhe duhet të duhet të vazhdojë.
Baçi tha se nga PD në qendër deklarojnë se janë 358. Por edhe me këtë numër delegatësh, sërish kanë firmosur 88.6 përqind.
“Kemi përgatitur mandatet për 358 delegatë. Nga këta, 317 kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor me një përqindje prej 88.6 përqind. Forumi rinor ka firmosur 100 përqind dhe Lidhja Demokratike e Gruas ka firmosur prej 100 përqind,” tha Baçi.
“Dega e Roskovecit ka 52 delegatë, kanë firmosur 31 delegatë ose 60 përqind. Dega e Patosit ka 82 delegatë, kanë firmosur 57 ose 62 përqind e tyre. Dega e Mallastrës kanë firmosur 38 përqind e tyre,” shtoi Baçi.
Më pas përfaqësuesit e degëve lexuan emrat.