Rrihet barbarisht kundërshtari i presidentit: Më lidhën, më vendosën qese plastike në kokë dhe më goditën pamëshirë 

0
250

Aktivisti opozitar azer dhe kritiku i zëshën i Qeverisë së Azerbajxhanit, Tofiq Yaqublu, thotë se është rrahur rëndë gjatë mbajtjes në ndalim policor, pasi u arrestua në një protestë të mërkurën.

Duke u paraqitur në një video pas lirimit, ai shihet me mavijosje të rënda rreth syve dhe thotë se oficerëte rrahen barbarisht, shkruan Free Europe.

“M’i lidhën duart me pranga pas shpinës, më vendosën një qese plastike në kokë dhe filluan të më rrahnin në mënyrë të pamëshirshme”, tha opozitari.

“Më dukej se po vdisja. E shqeva qesen me dhëmbë që të mund të merrja frymë. Qesja më ishte ngjitur për fytyre”, shtoi ai.

Qeveria e Azerbajxhanit, e cila gjerësisht është akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën dhe ndalimin arbitrar, i quajti “të pabaza” pretendimet e aktivistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here