Hajdarmataj: ‘Foltorja’, revolucioni pas 30 vjetësh që po i prin sërish Berisha dhe po ngjall shpresë!

0
277

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputete e Tropojës dhe sot një nga mbështetëset më të forta të liderit historik Sali Berisha dhe të Kuvendit të 11 Dhjetorit, e konsideron Lëvizjen Foltorja “një revolucion” që po ndodh pas 30 vjetësh dhe që po drejtohet nga e njejta figurë, Sali Berisha.

“Do doja shumë të kishit qenë aty për ta shijuar, sepse nuk do mundemi dot ne që ishim atje t’iua përcjellim, – tregoi znj. Hajdarmataj në FaxNews për takimin që u zhvillua ditë më parë në Tropojë. – Vizita e liderit historik të PD-së, Foltorja e radhës në Tropojës, ngjante si një festë e vërtetë. Përtej asaj që Sali Berisha është një figurë kombëtare, është lideri historik i së djathtës në Shqipëri, por është biri i Tropojës. Ai e shprehu vetë që jam krenar që kam lindur… nga Malësia e Gjakovës. Vërtetë quhemi tropojanë, por na pëlqen dhe vazhdojmë ta themi të gjithë se është Malësia e Gjakovës.

Dhe do të doja ta nxjerr pak përtej ndjesive lokaliste. Dua ta lidh me një erë të re që po ndodh, “Foltorja” dhe e gjithë kjo gjë që po ndodh është një gjë fantastike, i kishim harruar këto emocione. Doja të përcillja se janë emocione, është shpresë. Emocionet janë pjesë e çdo Foltoreje, por tashmë po ndodh një revolucion pas 30 viteve dhe është po e njëjta figurë, është po Sali Berisha që po i prin kësaj pune dhe po ngjall shpresë.

Unë kam shkuar dy orë përpara se të fillonte “Foltorja”, hyra në sallë dhe nuk kishte më asnjë vend të lirë, – tha ish-deputetja e PD. –  Të tjerë që kanë ardhur kanë mbetur jashtë ose kanë mbushur korridoret anësore. Dy orë përpara nuk kishte më asnjë vend në sallë! Edhe ne e ndienim kënaqësinë të takonim demokratë me një shpresë të kthyer, me dëshirën e madhe për ta ribërë Partinë Demokratike sepse kishim rrëshqitur goxha keq.

Bashkë me z. Berisha dhe ne që e konstatuam, jemi përlotur të them të drejtën; u përlota edhe vetë. Ishte entuziazmi, energjia që përcjellin njerëzit. Ai e tha edhe vetë, ishte një shprehje që mua më ka ngelur në mendje: “Njerëzit e vërtetë i përcjellin ato emocione”. Njerëzit fals, njerëzit e shtirur, njerëzit me interesa siç ishin tetë vjet të Partisë Demokratike, nuk përcjellin emocion.

Ndërkohë që kjo që po ndodh… janë tamam demokratët e vërtetë, baza që po e ndjek doktor Berishën. Kjo është shpresa. Nuk është vetëm lideri që prin, por është edhe atmosfera apo mbështetja që ai gjen tek demokratët,” theksoi në vijim znj. Hajdarmataj.

Image

 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here