Meta takon artisten e shquar Anna Stratigò: Ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë

0
108

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot artisten e shquar Anna Stratigò, të cilën e konsideron si ambasadore të vërtetë të kulturës arbëreshe në botë.

“Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe”, bën me dije kreu i shtetit.

Mesazhi i Metës

I lumtur të takoja artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë, këngët e së cilës janë duartrokitur në shumë skena prestigjioze ndërkombëtare, duke prezantuar denjësisht jo vetëm muzikën, por edhe kostumet dhe traditat e mrekullueshme arbëreshe.

Do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë zërin e mrekullueshëm të Anna Stratigò, në prag të Krishtlindjes, më 21 dhjetor, në ora 21:00, në emisionin “Këngë moj” të TV Vizion+, kushtuar këngës arbëreshe.

Anna vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën, kulturën, traditat dhe kostumet tradicionale arbëreshe.

Gjyshi i saj, Vincenzo Stratigò ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit.

Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie dëshmojnë, jo vetëm për një vetëdije të mprehtë sociale por edhe dashurinë e madhe dhe krenarinë e të qenit Arbëresh, siç e dëshmojnë disa nga vargjet e poemës së tij ”Sono Albanese” (“Jam shqiptar”) shkruar në vitin 1857:

“O cara Italia, o Italia bella

Tu mi accogliesti come sorella

Nel dolce seno del bel paese

Sono Albanese

La fede antica, il patrio amore

Mi scalda il petto, mi accende il core

Io spargo il sangue per mio paese

Sono Albanese”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here