Sali Berisha paralajmëron protesta të fuqishme

0
131

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme. Në foltoren e sotme të mbledhur online me mbështetësit në SHBA ku atij nuk i lejohet të hyjë pas shpalljes non grata, Berisha deklaroi se këto protesta kanë për qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë.

“Edhe ‘Foltorja’ është një thirrje e fuqishme për protestën. Në çdo ‘Foltore’ ku shkoj u kujtoj shqiptarëve një thënie të kancelarit gjerman që thoshte për gjermano-lindorët që vinin në Perëndim: Bashkëatdhetarët e mi po votojnë me këmbët e tyre.

Nëse nuk do votojnë me këmbët tona nuk mund të votojmë dot me duart tona. Do të angazhohemi me protesta të fuqishme që kanë vetëm një qëllim t’u hapin rrugën shqiptarëve për të votuar të lirë. Ky do jetë objektivi kryesor i tyre”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here