E ftuar në Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço, aktivistja republikane në SHBA Besa Sharrah, ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës në lidhje me pranimin e SHBA-së të vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama.
Në lidhje me deklatat e Lulzim Bashës se SHBA pranoi vjedhjen e zgjedhjeve nga Rama sepse ishin kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, aktivistja Sharrah u shpreh e shqetësuar dhe e alarmuar në lidhje me misionin e SHBA në Shqipëri.
Sharrah: Gjëja më absurde që mund të kem dëgjuar. Ka dy gjëra këtu, e para është shumë alarmante për mua që SHBA do pranonte zgjedhje 100% të korruptuara dhe me dëshmi, për inat të një personi që nuk ka qënë në një pozicion drejtues për vite me radhë. Dhe më alarmon kjo gjë për SHBA-në.
Duke qënë se prezenca diplomatike është ajo e SHBA dhe këto janë evidentime dhe qëndrime formale të shtetit Amerikan, ne duhet ti trajtojmë pavarësisht emocioneve tona.