“Po bëhet grusht shteti në PD”/ Vehapi lajmëron “hatanë” që po i bëjnë delegatët dhe Berisha, Lulzim Bashës!

0
150

Vehap Kola, opinionist dhe mbështetës i Lulzim Bashës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka deklaruar se në Partinë Demokratike po zhvillohet një puç, një grusht shteti, ndaj Lulzim Bashës.

Vehap Kola: Nuk kam zbuluar ndonjë koncept të ri. Ajo që po ndodh është një organizim jashtë logjikës juridike, organizative të PD-së. Po ndërtohet një narrative kundër PD-së dhe kundër institucioneve të saj.
Është shpallur kryetari i paligjshëm, kryesia anti-statutore.Po organiozohet ne mënyrë paralele me kryesinë, një Kuvend, që ka shpallur objektiva, për të ndryshuar statutin, për të shkarkuar kryetarin, për të marrë opozitën dhe pastaj për të bërë mrekullitë e tjera…
Për sa kohë shkelet fryma e bashkimit dhe organizimit të përbashkët, unë e konsideroj si një grusht shteti institucional brenda Partisë Demokratike. Grushtet e shtetit bëhen ndaj qeverive dhe institucioneve, por kjo është një alegori.

Ylli Rakipi: Kundër kujt po bëhet ky puç?

Vehap Kola: Kundër PD-së, kryetarit, kryesisë, Këshillit Kombëtar.

Ylli Rakipi: Kush është PD sipas jush? Nëse Berisha ka 5 mijë delegatë…

Vehap Kola: PD nuk ka një kryetar anonim, as kryesi anonime. Berisha ka ndryshuar të gjithë qëndrimet nga data 9 shtator dhe këtej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here