Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklarura se njerëz nga ambasada amerikane, kanë shkuar në prokurori, “për të mbyllur çështje për trafik droge”, për personat e strehuar në Shqipëri si refugjatë.
“Kur t’i duhen ca afganë të tjerë, [Amerika] pranon jo Sali Berishën, por edhe Shkëlzenin. Se po të shkosh të pyesësh në prokurori sot, shkojnë nga ambasada amerikane dhe i mbyllin çështjet për trafik droge të ca nga këtyre që i strehojmë si refugjatë. Kjo është kur bëhesh republikë bananesh. Ka thënë Amerika dhe ne s’kemi as sy as veshë!“, deklaroi Bushati.
VIDEO: