‘Mbi 5000 delegatë firmosën shkarkimin e Bashës’/ Hoxha: Në 18 dhjetor, të shtatat e humbjes së vulës

0
150

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha, u shpreh se më 18 dhjetor do të jenë të shtatat e humbjes së vulës dhe karriges së Lulit.

Duke komentuar deklaratat e Lulzim Basha për Kuvendin e 11 dhjetorit, në një prononcim për CNA, Hoxha deklaroi gjithashtu se shpejt opozita do i kthehet protestave për largimin e këtyre mediokërve, përdhosës të lirisë, besimit dhe shtetit ligjor.

Hoxha: Më 18 Dhjetor janë të shtatat e humbjes së vulës dhe karriges së Luli Bashës.

Nëse mbi 5000 delegatë nga 7600 kanë firmosur për shkarkimin e Bashës, me kë do e mbajë Kuvendin, Luli?

Kjo nuk është gjë tjetër veç një tentativë për të zgjatur në kohë pretendimet politike të Luli Bashës. 11 Dhjetori do të jetë giotinë politike për të gjithë ata që shiten djersën e demokratëve për disa tendera dhe po e mbajnë vendin peng të kësaj stabilokracie. Koha e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve merr fund me 11 Dhjetor.

Demokratët do i kthejnë moralin politik dhe pluralizmin vendit. Edi Rama dhe pengu i tij Basha nuk do të mundën të realizojnë antikuvendin e 18 Dhjetorit. Koha po e tregon se populli opozitar përkrah masivisht datën 11 Dhjetor.

Shumë shpejt opozita do i kthehet protestave për largimin e këtyre mediokërve, përdhosës të lirisë, besimit dhe shtetit ligjor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here