Vrau me thikë gruan dhe kunatën/ Apeli i Vlorës lë në fuqi vendimin burg përjetë për Gazment Mustan

0
105

Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ballsh. Debati në çift ka ndodhur pasi kanë pasur për drekë motrën dhe kunatin e Gazmendit në banesën e tyre, ndërsa më pas Gentjana ka kërkuar që të shkojë edhe tek prindërit e saj. Musta, i cili ishte në gjendje të dehur, ka kundërshtuar. Gentiana Caushaj ka këmbëngulur, ndërsa në këtë moment, autori i dehur ka marrë thikën e bukës. Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë. Nga ekspertiza ka rezultuar se Musta e ka goditur gruan 11 herë më thikë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa kunatën e ka qëlluar 17 herë, e cila po ashtu humbi jetën në vend. Vrasjet kanë ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur 5 dhe 9 vjeç.

Vendimi për burgosjen e tij përjetë ishte dhënë nga Gjykata e Fierit dhe sot është lënë në fuqi nga Apeli i Vlorës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here