Nga Luçiano Boçi
8 Dhjetor 1990 na sjell çdo herë pranë atë ekstazë lirie që atëherë kapërceu çdo dimension pushteti.
Sinqeriteti e entuziazmi i atij revolucioni studentor është i papërshkrueshëm.
Studentët dhe të rinjtë e dhjetorit ‘90 çanë perden e hekurt të diktaturës dhe prekën ëndrrën amerikane dhe evropiane.
As atëhere dhe as sot.
Ata u grumbulluan në sakrificën e shesheve kundër regjimit, përmbysën diktaturën, rrëzuan të keqen që na kishte pushtuar.
Prandaj dhe sot ka shpresë!!!
Vepra e tyre frymëzon dhe na detyron betejën në emër të tyr, por dhe në emër të rinisë së sotme që me largimin e saj drejt Evropës, jo ëndrrës evropiane, na kryqëzon çdo ditë për mëkatet tona.
Revolucioni i rinisë ‘90 duhet të shndërrohet në revolucionin tonë sot.
Si në ‘90-tën!!!
Jo për karrige!
Jo për pushtet!
Por për të kthyer lirinë, ëndrrën, demokracinë e zvetnuar.
Për të ngjallur shpresat e përmbysur regjimin!
Lavdi studentëve të dhjetorit ‘90!