Ish nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisander Hoxha nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e qujatur oligark.
Kjo deklaratë e Hoxhës në emisionin ‘Open’ ka sjellë debat me Roland Bejkon, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili nuk e ka pranuar një akuzë të tillë për Bashën.
Hoxha: Luli është oligark, në këtë moment është jetike për të gjithë demokratët se çfarë është e drejta, është e drejtë e delegatëve që të thërrasin Kuvendin. Asnjë nuk kundërshton mbledhjen e firmave nga delegatët.