Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk kishte asnjë informacion se përse zona e Yzberishtit ka kohë që është pa energji elektrike.
E pyetur nga gazetari pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Balluku e këshilloi që të krijojë kontakte me OSHEE në mënyrë që të marrë informacionin që kërkonte.
Gazetari: Në Yzberisht ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Balluku: Do ishte gabim të përgjigjesha për zonën e Yzberishtit, nëse i drejtoheni OSHEE do të merrni përgjigje. Unë nuk e marr përsipër, nuk jam e informuar, nëse i drejtoheni OSHEE, merrni përgjigje.
Mua më rezulton se OSHEE jep informacion, kanë njoftuar dhe kohën e riparimit të avarive. Një kontakt me OSHEE do ju ndihmonte për këtë zonë.