Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, në një dalje për mediat lexoi emrat e delegatëve, të cilët sipas tij kanë firmosur për 18 dhjetorin.
Mes emrave që lexoi ishin te shumte ato qe me pas konfirmuan se nuk kishin firmosur per Kuvendin e 18 dhjetorit. Madje ne deklarimet publike qe kane dhene, kane pohaur se ata kane firmosur per 11 Dhjetorin.
Deputeti i PD Edmond Spaho nuk ka shprehur asnjë habi ndaj këtyre deklaratave, pasi sipas tij është pjesë e karakterit të tyre të mashtrojnë për të mbajtur karrigen.
Në një prononcim për CNA.al, Spaho theksoi se Bardhi dhe Basha do marrin përgjigjen e duhur nesër nga delegatët e Kuvendit të PD.
Ai shtoi se pas rithemelimit të PD, Basha dhe kushdo që fabrikon falsifikime do shkarkohen nga postet e tyre.
“Nuk habitem që ndodh kjo pasi njihet karakteri i këtyre njerëzve tani. Gjithçka e kanë të bazuar në falsifikim dhe mashtrim. E vetmja rrugë që kanë për të mbajtur karriget është duke vepruar në një mënyrë të tillë. E vetmja gjë me rëndësi për të është karrigja e tyre, jo partia në të cilën gjoja pretendojnë se e përfaqësojnë. Por përgjigjen do e marrin nesër nga delegatët e kuvendit të PD, ku ajo do të rithemelohet do të shkarkohet Basha, dhe ata të cilët fabrikojnë dhe falsifikojnë delegatët dhe ngjarje të tilla”, tha Spaho.