Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriore.
Moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.
Në zonat malore në lindje të vendit në lartësitë mbi 200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Reshjet e dëborës me intensitet të ulët parashikohen të zbresin deri në kuotat kodrinore 300-400 metër ndërsa në zonën e veriut deri në nivel deti.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3 deri 8m/sek. Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë dhe shpejtësi 15-20m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4 dhe 6 ballë.