Anulohet Kuvendi i Lulzim Bashës në 18 dhjetor

0
241

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen masive të delegatëve, ka vendosur të anulojë Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha.

Po ashtu, Kuvendi i PD vendosi të shkarkojë Gazment Bardhin si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe  tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë pasi nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.

Ndërkohë, është hapur votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike.

“Në mbështetje të nenin 43, gërma C të statutit të PD, me propozimin e një grupi prej 7 deputetëash të PD dhe 15% të delegatëve, Kuvendi Kombëtar vendosi, të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, për thyerje të rënda të statutit…”, tha ndër të tjera Belind Këlliçi, kryetar i komisionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here