Mustafa Nanon nuk e kanë mbajtur nervat gjatë një interviste në MCN TV.
Ai ka deklaruar se njerëzit që mendojnë se Berisha po “rithemelon PD-në, janë koqe kandari dhe të marrë”.
Mustafa Nano: Unë nuk i shoh dot diferencat mes partisë së Berishës dhe partisë së Bashës. Këta të dy duhet të largohen. Basha është hileqar, humbës serial. Ka marrë votën 100% të atyre që ishin sot në stadium. Për Bashën nuk kemi çfarë diskutojmë.
Por ata që presin të reformojë Berisha PD, janë njerëz të marrë. Kush mendon se u rithemelua PD është koqe kandari!
Për mua kjo që ndodhi sot është fillimi i fundit të kauzës së Berishës. Unë kam përshtypjen që do shkrihet dhe PD. Berisha nuk ka se ku të shkojë, ky ishte maksimumi i tij. Ata që janë përgatitur për të marrë SHQUP-in nuk do ta marrin dot. Për Berishën fryjnë erëra të këqia.
Kujtojmë se ditën e sotme, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, votoi për të shkarkuar Lulzim Bashën nga posti i kryetarit dhe disa ndryshime të tjera statutore.