Një nga ngjarjet më komike të ditës së sotme, ka ndodhur para selisë së Partisë Demokratike, ku janë parkuar automjete të Policisë së Shtetit.
Policia ka rrethuar PD-në, nga frika se aty mund të mbërrijnë delegatët e PD-së, që shkarkuan Lulzim Bashën.
Në fakt, asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas shkarkimit të kryetarit, delegatët janë nisur drejt banesave të tyre. Por, Policia e Shtetit vijon të qëndrojë në gadishmëri, për të mbrojtur selinë e PD-së nga vetë delegatët dhe anëtarët e saj!
Pamjet e sotme janë vërtet komike dhe sigurisht një harxhim i tepërt i resurseve të Policisë, për të vëzhguar selinë ku Lulzim Basha vijon të aktrojë si kryetar.
Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e ka shkarkuar Lulzim Bashën dhe tashmë një Komision do të drejtojë partinë deri në zgjedhjet për kryetar.