Deputeti Basha mbledh një grup deputetësh të PD: Lufta tani fillon!

0
136

Deputeti, Lulzim Basha, ka mbledhur mbrëmë afër mesnatës një pjesë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe u ka dhënë porositë për mënyrën se si do sillen gjatë seancave parlametare gjatë kësaj jave, por edhe për përgatitjet e Anti- Kuvendit të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike, tashmë e shkarkuar.

“Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit. Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor”, kanë raportua burimet brenda selisë.

Mësohet se Basha ashtu siç ka deklaruar dhjetëra herë në këto 8 vite si dhe pas humbjes së 25 prillit, ju ka thënë deputetëve se “lufta tani fillon” dhe e ka quajtur 18 dhjetorin, “një ditë vendimtare për të ardhmen e PD”.

Deputeti Basha shpalli gjithashtu se do të prezantojë para të gjithë shqiptarëve modelin e ri të funksionimit dhe të aktivitetit politik të Partisë Demokratike.

Gjithashtu ai paralajmëron se do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë. /Syri.tv

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here