Edhe Mesila Doda kundër Bashës: E tepërt të çohen në SPAK deputetët e PD

0
174

Deputetja e PD, Mesila Doda e ka konsideruar të tepërt padinë që PD bëri në SPAK ndaj zyrtarëve të Kuvendit të rithemelimit të partisë.

Me një postim në Facebook, Doda shkruan se te kishin pas kaq zell kundra Edi Ramës sa kanë kundër njëri-tjetrit, sot do ishim maxhorancë.

Ajo ka bërë thirrje që të hiqen inatet pasi PD nuk është më e fortë dhe e bashkuar.

“Kjo është e tepërt. PD çon në SPAK deputetë të PD, luftëtarë të vijës së parë. Kjo është e papranueshme, është tej çdo limiti. Të kishin pas kaq zell kundra Edi Ramës sa kanë kundër njeri-tjetrit, sot do ishim maxhorancë.

Ulni ‘armët’ e mendoni para se të veproni. Ai që është përballë jush sot, është një si ju dhe për asnjë arsye nuk mund të shqyheni në këtë mënyrë me njëri-tjetrin.

Hiqni inatet e ftohni mendjen. Kjo nuk është PD më e fortë e më e bashkuar e askush nga ju nuk ka të drejtën të shkelmojë e mbysë sakrificat e atyre që e themeluan dhe e mbrojtën’”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here